Breaking News

Shqipëria largon dy diplomatë iranianë

Qeveria e Shqipërisë ditën e mërkurë ka larguar dy diplomatë iranian me pretekste të pavërteta.

Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se Ministria e Punëve të Jashtme të Shqipërisë pa dhënë kurrfarë dëshmi të dokumentuar, pretendoi se këta dy diplomatë iranianë kanë kryer aktivitete të paligjshme.

Në dhjetor të vitit 2018, dy diplomatë të tjerë iranianë me pretekst të kryerjes së veprimeve të paligjshme, janë dëbuar nga Shqipëria.

Ministria e Punëve të Jashtme të Shqipërisë në atë kohë deklaroi se këtë veprim e ka marrë pas koordinimit me Amerikën dhe regjimin sionist.

Mike Pompeo, sekretari amerikan i shtetit, disa ditë më pas gjatë një bisede telefonike me Ditmir Bushati, ish-ministrin e punëve të jashtme të Shqipërisë, ka falënderuar qeverinë e Shqipërisë për këtë veprim anti-iranian.

Shqipëria ka kohë që është shndërruar në një vendstrehim të terroristëve të mbështetur nga Amerika dhe regjimi sionist. Aktualisht mbi 3000 terroristë të organizatës MEK ndodhen në Shqipëri.