Breaking News

Qeveria e Shqipërisë ditën e mërkurë ka larguar dy diplomatë iranian me pretekste të pavërteta. Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se Ministria e Punëve të Jashtme të Shqipërisë pa dhënë kurrfarë dëshmi të dokumentuar, pretendoi se këta dy diplomatë iranianë kanë kryer aktivitete të paligjshme. Në dhjetor të vitit 2018, dy diplomatë të tjerë iranianë me pretekst të kryerjes së veprimeve të paligjshme, janë dëbuar nga Shqipëria. Ministria e Punëve të Jashtme të Shqipërisë në atë kohë deklaroi se këtë veprim e ka marrë pas koordinimit me Amerikën dhe regjimin sionist. Mike Pompeo, sekretari amerikan i shtetit, disa ditë më pas gjatë një bisede telefonike me Ditmir Bushati, ish-ministrin e punëve të jashtme të Shqipërisë, ka falënderuar qeverinë e Shqipërisë për këtë veprim anti-iranian. Shqipëria ka kohë që është shndërruar në një vendstrehim të terroristëve të mbështetur nga Amerika dhe regjimi sionist. Aktualisht mbi 3000 terroristë të organizatës MEK ndodhen në Shqipëri.

Komisionari për Zgjerim i Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi, do të qëndrojë sot dhe nesër në Tiranë dhe Shkup – në vizitën e parë në rajon prejse ka marrë pozitën në fund të vitit të kaluar.

Në njoftimin e Komisionit Evropian thuhet se Varhelyi do ta shfrytëzojë vizitën për të theksuar edhe një herë përkushtimin e plotë të Komisionit Evropian ndaj së ardhmes evropiane të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. “Gjatë vizitës në Maqedoninë e Veriut dhe në Shqipëri – e para në Ballkanin Perëndimor si komisionar – dua të dërgoj sinjal të fuqishëm se perspektiva evropiane e rajonit është prioritet, si për mua personalisht, ashtu edhe për Komisionin Evropian”, tha Varhelyi. “Ne qëndrojmë pas propozimit për të hapur negociatat e pranimit me të dyja vendet dhe punojmë që kjo të ndodhë shumë shpejt”, shtoi ai. Sipas njoftimit të Komisionit Evropian, Varhelyi gjatë qëndrimit në Shkup, të mërkurën, do të takojë presidentin e Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, dhe zyrtarë të tjerë të këtij shteti. Varhelyi do të vizitojë Tiranën të enjten, ku do të takohet me presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta, dhe përfaqësues të tjerë të shtetit. Varhelyi do të vizitojë edhe qytetin e Durrësit, i cili në fund të nëntorit është goditur nga një tërmet shkatërrues.