Breaking News

Protestat në Francë nuk pritet të përfundojnë

Rrugët e Parisit edhe dje kanë përjetuar protestat e mijëra banorëve kundër politikave ekonomike të qeverisë.

Protestat në Francë janë futur në javën e 41-të ku francezët protestojnë kundër ligjit të pensioneve. Këtyre protestave u janë bashkuar edhe disa parti politike të cilat kërkojnë rrëzimin e qeverisë. Emanuel Macron president i Francës edhe një herë është shprehur i vendosur për zbatimin e reformave në ligjin e pensioneve dhe ndjekjen e çështjes në parlament. Me mijëra mësues, punonjës të shtetit, punonjës të hekurudhave dhe të spitaleve prej 3 dhjetor 2019 janë futur në grevë dhe protesta kundër reformës në pensione. Kjo është një prej grevave dhe protestave më të mëdha të dekadave të fundit në Francë.