Breaking News

Ministri Zarif diskuton me homologun e tij ukrainas

Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit dhe ai i Ukrainës në një bisedë telefonike kanë diskutuar mbi situatën e aksidentit të fundit ajror në Teheran.

Muhamed Xhavad Zarif në këtë bisedë telefonike shprehu gatishmërinë e Teheranit për të transferuar trupat e shtetasve ukrainas dhe për të bashkëpunuar me ekspertët e këtij vendi për hetimet mbi kutinë e zezë të avionit ukrainas. Ministri i jashtëm i Ukrainës ka shprehur falënderimet për atë që Irani ka pranuar përgjegjësinë e aksidentit dhe për gatishmërinë për bashkëpunim në këtë ngjarje. Ministria e brendshme e Ukrainës më herët ka deklaruar se 11 shtetas të Ukrainës kanë humbur jetën në këtë ngjarje, trupat e të cilëve do të transportohen në Ukrainë më datë 19 janar. Avioni civil Boeing 737 u rrëzua të mërkurën e kaluar në afërsi të aeroportit imam Khomeini(ra) në Teheran pas lëshimit gabimisht të një rakete nga sistemi mbrojtës ajror i Iranit.