Breaking News

Amerika u jep tre muaj afat kohë kompanive të huaja që të ndërpresin bashkëpunimin e tyre me Iranin

Departamenti amerikan i thesarit njoftoi se Uashingtoni u jep 3 muaj afat kohë kompanive të huaja që ata të ndërpresin aktivitetin e tyre tregtar dhe biznesin me Iranin deri më 9 prill 2020.

Sipas njoftimi të departamentit amerikan të thesarit kompanitë e huaja do të kenë afat deri më 9 prill 2020 që të përfundojnë aktivitetin e tyre dhe biznesin në fushën e ndërtimit, minierave, prodhimit dhe industrisë. Qeveria amerikane pas përgjigjes së Iranit ndaj martirizimit të gjeneral Kasem Sulejmanit duke sulmuar bazat amerikane në Irak, njoftoi për vendosjen e sanksioneve të reja kundër Iranit. Sanksionet e reja kundër Iranit janë vendosur pas shtimit të tensioneve mes Amerikës dhe Iranit. Tensionet mes dy vendeve janë shtuar pasi Gjeneral Kasem Sulejmani komandant I forcave Kods të gardës revolucionare dhe Abu Mehdi Muhandes zv/kreu I forcave të mobilizimit popullor Hashd Shaabi në Irak së bashku me 8 shoqëruesit e tyre, janë martirizuar më 3 janar të këtij viti pas një sulmi terrorist ajror të forcave amerikane në afërsi të aeroportit të Bagdadit. Garda revolucionare e Iranit në përgjigje të këtij krimi të Amerikës, ka sulmuar me raketa dy baza të Amerikës në Irak.