Breaking News

Zarif: Vendimi i Evropës për përdorimin e mekanizmit për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve gabim strategjik

Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit ditën e martë në një takim me Niels Annen ministër këshilltar për çështjet e jashtme në qeverinë federale gjermane, ka kritikuar ashpër Evropën për mosrealizimin dhe moszbatimin e zotimeve të saj.

Muhamed Xhavad Zarif pasi kritikoi Evropën për moszbatimin e premtimeve të saj në kuadër të marrëveshjes bërthamore deklaroi se ata duke përdorur mekanizmin e zgjidhjes së mosmarrëveshjeve nga aspekti juridik nuk ka kuptim ndërsa nga aspekti politik kanë bërë gabim strategjik. Niels Annen në këtë takim theksoi se marrëdhëniet mes Iranit dhe Evropës janë të rëndësishme dhe shtoi se qëndrimi i Evropës është ruajtja dhe mbrojtja e marrëveshjes bërthamore dhe thelbi i deklaratës së 3 vendeve evropiane nuk është prishja e kësaj marrëveshjeje. Gjermania, Britania dhe Franca dje me anë të një deklarate kanë bërë të ditur aktivizimin e mekanizimit për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve. Sipas këtij mekanizmi, nëse njëra palë pretendon se pala tjetër ka shkelur zotimet e saj, atëherë çështja ndiqet në një proces tepër të gjatë analitik. Evropianët pretendojnë se veprimet e Iranit për uljen e zotimeve të tij në kuadër të marrëveshjes bërthamore, janë bërë shkak për aktivizimin e mekanizmit të zgjidhjes së mosmarrëveshjeve.