Breaking News

Shtohen tensionet mes Skocisë dhe Britanisë

Boris Johnson kryeministër i Anglisë ka refuzuar kërkesën e Skocisë për organizmin e një referendumi për ndarjen e Skocisë nga Britania e madhe dhe ka pretenduar se referendumi do të çojë në rënien e politikës në këtë rajon.

Qeveria e Britanisë së Madhe edhe zyrtarisht ka refuzuar kërkesën e kryeministres së Skocisë, Nicola Sturgeon, për një referendum të dytë për pavarësi. Kryeministri britanik Boris Johnson, ka thënë se një referendum i dytë “do të vazhdonte stagnimin politik të Skocisë”,. “Nuk mund të pajtohem me çfarëdo kërkese për bartje të pushtetit që do të çonte në referendume të tjera për pavarësi. Një referendum tjetër për pavarësi do të vazhdonte stagnimin politik të cilin Skocia e ka përjetuar dekadave të fundit”, ka shtuar Johnson. Në anën tjetër kryeministrja e Skocisë, ka shkruar në Tëitter se ka tentime për “mohim të demokracisë”.