Breaking News

Moskës: Vrasja e gjeneral Solejmani, përdorim i paligjshëm i forcës nga Amerika

Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë theksoi se veprimi i Amerikës në vrasjen e gjeneral Kasem Solejmani, konsiderohet përdorim i paligjshëm të forcës.

Kanali informativ Russia Today njoftoi se Maria Zakharova ditën e enjten publikoi një deklaratë për kundërshtimin e Moskës me deklaratën e propozuar nga Uashingtoni në Këshillin e Sigurisë së OKB në dënimin e mbledhjes së protestuesve irakianë rreth ambasadës së Amerikës në Bagdad.

Në këtë deklaratë thuhet: “Uashingtoni për shkak të qasjes anti-iraniane, pa ofruar kurrfarë dëshmie e argumenti, ka akuzuar Teheranin se ka dorë në lidhje me këtë çështje dhe pastaj me kryerjen e një sulmi të paligjshëm në zonën e aeroportit civil të Bagdadit, ka vrarë një komandant iranian”.

Kjo është në kohën kur gjeneral Kasem Solejmani ishte ftuar zyrtarisht nga qeveria e Irakut. Uashingtoni pretendon se këtë sulm e ka kryer për të parandaluar një veprim të Teheranit kundër ambasadës së Amerikës në Bagdad.

Maike Pompeo, sekretari amerikan i shtetit, të enjten ka pohuar se Amerika nuk posedon kurrfarë informacioni në lidhje me atë se gjeneral Solejmani kishte për qëllim programimin e sulmeve kundër ambasadës së Amerikës.