Breaking News

John Kerry: Trump e ka vendosur Amerikën në rrugën e luftës me Iranin

Ish-sekretari amerikan i shtetit deklaroi se veprimet e Donald Trump e kanë vendosur Amerikën në rrugën e një lufte me Iranin.

John Kerry të premten në një artikull të publikuar në gazetën “New York Times”, ka shkruar: “Donald Trump po thotë se nën presidencën e tij Irani kurrë nuk do të lejohet të ketë armë bërthamore, por nëse ai do të zbatonte këtë premtim, atëherë duhej të lejonte që të Uashingtoni të qëndrojë në marrëveshjen bërthamore të vitit 2015”.

John Kerry në këtë vazhdim shkruan: “Qeveria e Trump duke ndjekur një politikë të jashtme të pamatur, sidomos me daljen nga marrëveshja bërthamore, e ka vendosur Amerikën në një rrugë të luftës së armatosur me Iranin. Irani, pas vrasjes së gjeneral Kasem Solejmani, ka deklaruar se nuk e konsideron vetën të obliguar për të zbatuar kufizimet e zotuara në marrëveshjen bërthamore dhe ka goditur me raketa balistike dy baza të ushtrisë amerikane në Irak. Parlamenti i Irakut gjithashtu ka miratuar ligjin për largimin e forcave ushtarake amerikane nga ky vend dhe të gjitha këto tregojnë se Trump nuk ka kurrfarë strategjie. Edhe pse Trump deri më tani është tërhequr mbrapa nga buza e humnerës së një lufte, mirëpo nuk mund të gjendet kurrfarë shpjegimi për mandatin e tij me plotë kaos presidencial. Kjo është për arsye se kjo periudhë ka lëvizur nga një krizë në një krizë tjetër, si në një krizë të vërtetë si në një krizë të improvizuar nga vetë qeveria Trump”.