Breaking News

Trump kërcënon përsëri Iranin

Presidenti amerikan ditën e dielë edhe një herë ka kërcënuar ushtarakisht Iranin.

Donald Trump në kërcënimin më të fundit të tij me anë të një mesazhi në Twitter ka thënë se “ Nëse Irani merr vendim që të hakmerret ushtarakisht për aktin terrorist të Amerikës që çoi në martirizimin e gjeneral Kasem Sulejmanit, përgjigjja e Uashingtonit të jetë e papërmbajtshme”. Presidenti amerikan edhe më herët nga frika e një hakmarrjeje të ashpër nga ana e Iranit, ka vazhduar ekzagjerimet e tij dhe ka kërcënuar e do të sulmojë iranian në dhjetëra pika. Presidenti i Amerikës në vazhdën e reagimeve që kanë ardhur si rezultat i shqetësimeve mbi deklaratat dhe cicërimet e tij luftënxitëse, ka pretenduar se Amerika me mjetet e saj të reja ushtarake mund t’i përgjigjet çdo sulmi të mundshëm nga Irani. Presidenti amerikan ka pretenduar se në rast se Irani sulmon amerikanët apo bazat amerikane, ne ( Amerika) do të godasim 52 objektiva në Iran, disa prej të cilave për Iranin dhe kulturën iraniane janë të rëndësishme. Trump ka pretenduar se këto 52 objektiva janë në shenjë hakmarrjeje ndaj 52 amerikanëve që vite më parë janë marrë peng nga Irani. Donald Trump në cicërimin e tij ka thënë: Nëse Irani merr vendim për të sulmuar bazat e Amerikës, do të përballet me goditje nga pajisjet më të reja ushtarake të Amerikës për prodhimin e të cilave është dashur 2 miliard dollarë shpenzime. Gjenerali legjendar Kasem Sulejmani, komandanti i forcave Kods të gardës revolucionare, së bashku me disa nga shokët e tij, u martirizua ditën e premte në një sulm ajror terrorist të Amerikës në afërsi të aeroportit të Bagdadit. Sipas Departamentit Amerikan të Luftës, Pentagon, urdhri për asgjësimin e gjeneralit legjendar Kasem Sulejmani u dha nga presidentit Donald Trump. Gjeneral Kasem Sulejmani ishte një nga figurat më të larta të luftës kundër grupeve terroriste dhe takfiristë si ISIS në Azinë Perëndimore.