Breaking News

Senatoria amerikane kritikon qasjen militariste të Trump kundër Iranit

Një senator amerikan masën e presidentit amerikan për të urdhëruar vrasjen e komandantit të forcës Kods të Gardës Revolucionare Islamike e përshkroi veprim për interesin e tij personal.

Elizabeth Warren, një senatore dhe e nominuar demokrate për garën presidenciale për vitin 2020, të dielën i tha CNN se presidenti Donald Trump me dekretin për të vrarë Kasem Sulejmanin, komandantin e forcës Kods të Gardës Revolucionare ndoqi interesat e tij personale dhe jo të Shteteve të Bashkuara. Elizabeth Warren shtoi: “Ky veprim kishte për qëllim të sulmonte një komandant të lartë ushtarak të Iranit dhe ta afronte Amerikën në luftë”. I pyetur pse vrasja e gjeneralit Kasem Sulejmani konsiderohet si veprim për të prishur procesin e shkarkimit të Trump, senatorja demokrate tha: “Pyetja logjike është pse ndodhi në këtë kohë dhe pse secili zyrtar qeveritar jep një përgjigje të ndryshme. Elizabeth Warren theksoi se ne nuk kemi nevojë për një luftë tjetër në Lindjen e Mesme, por ne kemi nevojë për paqe atje. Gjeneralmajor Husein Selami, komandant i Korpusit të Gardës Revolucionare Islame në përgjigje të krimit të Uashingtonit në atentatin kundër gjeneral Kasem Sulejmani, paralajmëroi SHBA dhe tha: “Vrasja e Sulejmanit do të pasohet nga një hakmarrje strategjike që do të sjellë fundin e pranisë së SHBA në rajon”. Gjeneral Kasem Sulejmani dhe shokët e tij u martirizuan të premten në mëngjes në sulmin ajror nga pushtuesit amerikanë dhe forcat terroriste amerikane pranë aeroportit ndërkombëtar të Bagdadit.