Breaking News

Telsa Gabard: Vrasja e gjeneral Sulejmani shkelje e kushtetutës amerikane

Një prej kandidatëve demokratë për zgjedhjet presidenciale në Amerikë, vrasjen e komandantit të forcave Kods të gardës revolucionare, e ka quajtur shkelje të kushtetutës amerikane.

Telsa Gabard, një prej kandidateve demokrate të zgjedhjeve të vitit 2020 në Amerikë, lidhur me martirizimin e gjeneral Kasem Sulejmani deklaroi se vrasja e tij u bë me urdhër të presidentit Donald Trump dhe është një veprim lufte. Ajo paralajmëroi për çdo lloj tensioni me Iranin dhe shtoi se lufta me Iranin nuk do të jetë e njëjtë me luftën kundër Afganistanit dhe Irakut. Gjeneral Kasem Sulejmani, komandant i forcave Kods të gardës revolucionare, u martirizua pas një sulmi agresor dhe terrorist të Amerikës në afërsi të aeroportit të Bagdadit.