Breaking News

OKB shpreh shqetësim të madh për tensionet midis Iranit dhe Shteteve të Bashkuara

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara ka shprehur shqetësim të madh për tensionet midis Iranit dhe Shteteve të Bashkuara pas sulmit terrorist të kryer nga SHBA në Irak.

Sipas Agjencisë së Lajmeve Fars, Kombet e Bashkuara shprehën shqetësimin e thellë nga ngjarjet e sotme në Irak pas martirizimit të Komandantit të Forcës Kuds, Kasem Suleimani. “Bota nuk do të durojë më një luftë të re në Gjirin Persik”, tha Antonio Guterres pas ngjarjeve të sotme në kryeqytetin e Irakut. Guterres pa dënuar sulmin terrorist të SHBA, i kërkoi Iranit dhe SHBA që të ndalin tensionin.