Breaking News

Me martirizimin e Gjeneral Soleimanit, Amerika ndezi zjarrin e luftës!

Vrasja frikacake e komandantit të lartë iranian dhe gjeneralit të lartë të Hashd al-Shaabit ishte vetëm një veprim lufte pa vlerë ushtarake.

Sulmet ndaj rajonit Kaem dhe aeroportit të Bagdadit kanë dëshmuar se Amerika po kërkon të imponojë një okupim të ri në Irak, një grusht shteti të përgjakshëm, çka i vë të gjitha fraksionet dhe partitë politike përballë një sprove madhore: t’i nënshtrohen Amerikës ose të përballen me dinjitet dhe t’i dëbojnë amerikanët. Në një raport, gazeta libaneze Al-Akhbar duke iu referuar vrasjes së Gjeneral Soleimanit dhe Abu Mahdi al-Mohandes, drejtuesit e Rezistencës në rajon, tha se ata nuk kishin marrë masa të jashtëzakonshme sigurie gjatë shpërnguljes së tyre në Bagdad. Për udhëtimet e fundit të Gjeneral Soleimanit, aktivistët e marrëdhënieve ndërkombëtare ishin në fakt të vetëdijshëm për kohën e arritjes së tij në Bagdad, qoftë nga Irani apo nga një vend tjetër. Ata gjithashtu dinin destinacionet e vizitave të tij të ardhshme. Shërbimet e inteligjencës amerikane dhe izraelite kishin bërë përpjekje të përsëritura për të vrarë Gjeneralin Kasem Soleimani. Sidoqoftë, përpjekjet e tyre kishin dështuar të gjitha deri më tani, për shkak të fuqisë preventive të krijuar nga Rezistenca. Vrasja e Gjeneralit Soleimani dhe al-Mohandes nuk mund të shihet si një operacion kompleks sigurie. Megjithatë, në ekuilibrin politik dhe ushtarak, ky akt konsiderohet të jetë operacioni më i madh anti-Rezistencë në rajon, prandaj mund të çojë në zhvillime të papritura. Ata që e kanë kryer këtë operacion ishin, pra, ose shumë budallenj që të mos merrnin parasysh pasojat e veprimit të tyre, ose, të përgatitur tashmë mendërisht për një konflikt të madh rajonal. Pas këtij akti kriminal, Shtetet e Bashkuara dhe disa vende arabe të Gjirit Persik filluan të përhapin thashethemet e pabazuara duke përmendur emrat e një numri të udhëheqësve libanezë të Hezbollahut dhe pretenduan se ata ishin vrarë gjatë sulmit këtë mëngjes. Kjo u mohua menjëherë nga burime Irakiane dhe Libaneze. Ky është një informacion i pabazuar, megjithatë, që tregon se këta persona janë gjithashtu në listën e sulmeve amerikane. Vrasja e Gjeneral Soleimanit është një vendim i marrë nga qeveria amerikane për të ndezur zjarrin e konflikteve në rajon dhe për shkatërrimin e rezultateve të krijuara nga fitoret e forcave të Rezistencës në Liban, Siri, Jemen, Irak dhe Palestinë. Amerikanët po përpiqen të zhdukin të gjitha arritjet e Rezistencës duke intensifikuar agresionet e tyre në rajon, megjithatë edhe pa ndonjë informacion nga burime afër Rezistencës, mund të parashikohet përgjigja përfundimtare e këtij boshti. Sepse duke vrarë Gjeneral Soleimanin, Shtetet e Bashkuara kanë kapërcyer vijat e kuqe dhe është e sigurt që ata do të paguajnë shumë për këtë veprim kriminal, sepse vijat e kuqe nuk mund të respektohen në mënyrë të njëanshme. Vrasja e Gjeneral Soleimanit do të rrisë rrezikun e një lufte shkatërruese në Irak, në rajon dhe në botë, pasi ky veprim terrorist nga Shtetet e Bashkuara kundërshton kushtet e përcaktuara tashmë për praninë e forcave amerikane në Irak. Shtetet e Bashkuara do të pendohen, pasi kjo ngjarje do të mobilizojë gjithnjë e më shumë anëtarët e frontit të Rezistencës.