Breaking News

Zarif në Moskë: Fuqitë e mëdha nuk mbështesin veprimet tensionuese në rajon

Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit, të dielën në mbrëmje vuri në dukje se organizmi i manovrave të përbashkëta detare mes Iranit, Rusisë dhe Kinës në oqeanin Indian dhe detin e Omanit, tregon se fuqitë e rëndësishme botërore nuk mbështesin politikat e tensionit në rajon.

Muhamed Xhavad Zarif përpara nisjes për në Moskë kryeqytetin e Rusisë, foli mbi organizimin e manovrave trepalëshe ushtarake të Iranit, Rusisë dhe Kinës dhe tha se kjo manovër tregoi gatishmërinë e Iranit për të garantuar sigurinë dhe lirinë e lëvizjes së anijeve në rrugët detare ndërkombëtare nëpërmjet bashkëpunimit në Hormuz. Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit shtoi se këto manovra treguan se fuqitë e rëndësishme të botës janë kundër veprimeve tensionuese në rajon. Sa i përket qëllimit të vizitës së tij në Moskë, shefi i diplomacisë iraniane deklaroi se marrëdhëniet mes Iranit dhe Rusisë janë strategjike dhe shtoi: Është e nevojshme që të dy vendet në kuadër të marrëdhënieve bilaterale të analizojnë dhe shqyrtojnë në përputhshmëri zhvillimet e fundit ndërkombëtare dhe ato rajonale. Muhamed Xhavad Zarif deklaroi se gjatë qëndrimit në Moskë do të ketë një takim të gjerë me Sergei Lavrov ministër i jashtëm i Rusisë. Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit në aeroportin Vnukovo të Moskës është pritur nga Maksim Baranov shefi i departamentit të Azisë në ministrinë e jashtme të Rusisë dhe nga Kazem Xhelali ambasador i Iranit në Rusi. Sejed Abas Eragçi dhe Sejed Abas Musavi, përkatësisht zv/ministër i jashtëm dhe zëdhënës i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit, shoqërojnë ministrin Zarif në këtë vizitë në Moskë.