Breaking News

Moska: Projekti Nord Stream 2 do të përfundojë

Dimitri Kozak, zv/kryeministër i Rusisë pasi vuri në dukje se Moska do tu përgjigjet sanksioneve të Amerikës kudër linjës së gazit Nord Stream 2 deklaroi se me gjithë sanksionet amerikane projekti për ndërtimin e kësaj linje do të përfundojë.

Dje Departamenti Amerikan i Shtetit ka paralajmëruar kompanitë dhe kontraktorët e ndërtimit të projektit Nord Stream 2 se do të përballen me sanksione në rast se nuk ndërpresin menjëherë punimet në këtë projekt. Linja e transportit të gazit natyror Nord Stream 2 ka për qëllim të lidhë gazin e Rusisë me Evropën mirëpo Amerika me sabotimet e saj mundohet ta pengojë realizimin e këtij projekti. Vendosja e sanksioneve nga ana e Amerikës kundër projektit në fjalë ka ngjallur reagimin e fortë dhe të ashpër të evropianëve dhe kompanive aktive. Dmitri Peskov zëdhënës i Kremlinit kohët e fundit ka deklaruar se sanksionet amerikane kundër Nord Stream 2 janë shkelje e normave dhe dispozitave ndërkombëtare dhe shembull i konkurrencës së padrejtë. Ndërsa ministri i financave i Gjermanisë ka deklaruar se sanksionet e Amerikës kundër kompanive aktive në ndërtimin e Nord Stream 2 janë ndërhyrje në punët e brendshme të Evropës dhe të Gjermanisë. Linja e transportit Nord Stream 2 me një kapacitet transportues 55 miliard kub gaz në vit do të kalojë nga deti Baltik dhe do të arrijë në Gjermani. Për ndërtimin e gazsjellësit në falë është angazhuar kompani ruse Gazprom e cila ka bashkëpunim me kompanitë evropiane Engie, OMV, Shell dhe Wintershall.