Breaking News

VV proteston në Tiranë kundër “mini-shengenit ballkanik”

Presidenti serb Aleksandër Vuçiq dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev po qëndrojnë në Tiranë për të qenë të pranishëm dhe zhvilluar atë që njihet si takimi i “mini-shengenit ballkanik”.

Kësaj here Rama, Vuçiq dhe Zaev po takohen në Tiranë. Ndërkohë sot në orën 19:00, Rama së bashku me delegacionet pjesëmarrëse ishin të pranishëm në Parkun Olimpik. Nga ana tjetër Lëvizja VV në Tiranë paralel me takimin organizoi një tubim në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’. Ata kanë dalë me parulla të ndryshme, e në mesin e tyre janë edhe: “Afrohu atdheut jo Vuçiçit”, “Kombi digjet, qeveritë krihen”, kurse ka edhe të atillë që kanë shkruar deklaratat e Vuçiqit kur mohonte masakrën e Reçakut. “Rama me Serbinë, Kosova me Shqipërinë”, janë brohoritjet që u dëgjuan në protestën e VV-së në Tiranë.