Breaking News

Rriten pagat në Maqedoni

Janë rritur pagat neto në Maqedoni. Paga mesatare mujore neto e paguar për punonjës në muajin tetor 2019 arriti në 25.726 denarë.

Kjo rritje vjen kryesisht për shkak të rritjes së pagës mesatare mujore të paguar për punonjës në sektorë: Transporti dhe Magazinimi (8.7 përqind), aktivitetet e shëndetësisë dhe kujdesit social (7.4 përqind) dhe Arteve, Argëtimit dhe Rekreacionit (6.7 përqind).

Rritja e pagës mesatare mujore të paguar për punonjës në krahasim me muajin e kaluar është regjistruar në sektorët: Minierave dhe gurore (5.7%), aktivitetet financiare dhe sigurimet (4.4%) dhe tregti me shumicë dhe pakicë, riparimi të automjeteve dhe motoçikletave (2.9 përqind).

45,549 denarë kanë marrë punonjësit në informim dhe komunikim, 44.345 neto të pranuara nga punonjësit në sektorin e shërbimeve financiare, pa përfshirë fondet e sigurimeve dhe pensioneve, 60.899 kanë marrë punonjësit në programim kompjuterik, 45.683 denarë në transportin ajror.