Breaking News

Ruhani: Irani i ka shndërruar sanksionet në raste për zhvillim

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit vuri në dukje sanksionet e padrejta dhe të paligjshme të Amerikës kundër popullit të Iranit dhe deklaroi se Republika Islamike të Iranit sanksionet dhe presionin maksimal të armiqve, me rezistencën dhe qëndresën e vetë i ka shndërruar në raste për zhvillim.

Hasan Ruhani, presidenti i Republikës Islamike të Iranit i cili po qëndron në Kuala Lampur të Malajzisë, ditën e mërkurë në takim me iranianët me qëndrim në këtë vend, tha: “Populli i Iranit ka rezistuar dhe qëndruar përball sanksioneve të padrejta të Amerikës që përfshinë edhe artikujt ushqimor dhe medikamentet”.

Hasan Ruhani duke thënë se Amerika dhe sionistët duke vendosur sanksione dhe duke ushtruar presion maksimal ndaj Iranit, kanë synuar të godasin sistemin e Republikës Islamike, shtoi: “Qëndresa e Iranit përball presionit të jashtëm nga aspekti ekonomik, politik, shoqëror, kulturor dhe mbrojtës është shtuar shumë më tepër se në të kaluarën”.

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit duke thënë se sanksionet janë një rrugë humbës-humbës dhe nuk mund të vazhdojnë në periudhë afatgjate, theksoi: “Të gjithë e dinë se dalja e Amerikës nga marrëveshja bërthamore nuk ishte në favor të askujt as edhe të vetë Amerikës dhe aleatëve të saj”.

Hasan Ruhani theksoi: “Amerikanët janë të detyruar që të kthehen mbrapshtë nga kjo rrugë në të cilën janë nisur dhe Irani me rezistencën dhe qëndresën e vetë, do t’i detyrojë ata që t’a bëjnë këtë veprim”.