Breaking News

Protesta kundër Trump në Nju Jork në prag të thirrjes në interpelancë

Qytetarët amerikan në prag të votimit në Kongresin e Amerikës për thirrjen e Donald Trump në interpelancë, kanë protestuar kundër presidentit amerikan.

Kanali televiziv Al Xhazira njoftoi se në kohën kur Kongresi i Amerikës sot voton në lidhje me thirrjen në interpelancë të presidentit amerikan, në sheshin “Times” të Nju Jorkut janë organizuar protesta kundër Donald Trump nga ana e kundërshtarëve të presidentit amerikan.

Thirrja e Donald Trump në interpelancë do të vendoset në votim në kohën kur akoma po vazhdojnë sulmet dhe akuzat gojore mes Shtëpisë së Bardhë dhe Dhomës së Përfaqësuesve rreth thirrjen në interpelancë të presidentit të Amerikës.

Në këtë kuadër, Donald Trump ka akuzuar Partinë Demokrate për përpjekje për grusht shtet dhe për t’a goditur demokracinë në Amerikë.

Deklaratat e Donald Trump janë shprehur në një letër pesë faqesh. Trump në këtë letër duke iu drejtuar kryetares demokrate të Kongresit, ka shkruar: “Historia do të gjykojë ty shumë ashpër”.