Breaking News

Washington Free Beacon: Trump do të sanksionojë blerësit e ujit të rëndë të Iranit

Washington Free Beacon raportoi të dielën se qeveria e presidentit amerikan Donald Trump po kërkon të sanksionojë blerësit e huaj të ujit të rëndë të prodhuar në Iran.

Sipas disa zyrtarëve amerikanë, administrata Trump po kërkon të vendosë sanksione ndaj blerësve ndërkombëtarë të ujit të rëndë në Iran për të parandaluar eksportet e ujit të rëndë nga Irani, raporton agjencia e lajmeve Fars. Zyrtarët amerikanë në një intervistë me Washington Free Beacon kanë argumentuar se Irani mund të bëjë miliona dollarë nga shitja e ujit të rëndë. Më 3 maj, Shtetet e Bashkuara anuluan tre raste të bashkëpunimit bërthamor me Iranin, përfshirë transferimin e uraniumit të pasuruar dhe ujit të rëndë nga Irani. Sekretari i Shtetit Amerikan Mike Pompeo njoftoi gjithashtu të hënën, më 18 nëntor, se Uashingtoni do të heqë vendimin për anulimin e sanksioneve për bashkëpunimin bërthamor me Iranin në qendrën Fordo. Këto veprime janë plotësisht në kundërshtim me dispozitat e Rezolutës 2231 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe të marrëveshjes bërthamore.  Bashkëpunimi paqësor bërthamor me Iranin është një nga pikat kryesore të marrëveshjes bërthamore. Qeveria amerikane që në ditët e para të zbatimit të marrëveshjes bërthamore më 16 janar 2016, ka filluar sabotimet në zbatimin e saj dhe përpjekjet për të zvogëluar përfitimet ekonomike të Iranit. Me ardhjen e Donald Trump në SH.B.A., këto pengesa janë intensifikuar dhe ai ka kërcënuar vazhdimisht se do ta tërhiqte vendin e tij nga marrëveshja bërthamore. Trump në mënyrë të njëanshme më 8 maj 2018, duke shkelur detyrimet e Uashingtonit nën marrëveshjen ndërkombëtare bërthamore, njoftoi tërheqjen  nga kjo marrëveshje dhe shpalli rivendosjen sanksioneve bërthamore kundër Iranit. Masa e Trump ka marrë një dënim të gjerë të brendshëm dhe ndërkombëtar.