Breaking News

OKB: Ligji i ri shtetësisë së Indisë, është diskriminim ndaj myslimanëve

Zyra e të drejtave të njeriut pranë OKB, të premten ka reaguar ndaj ligjit të ri të shtetësisë në Indi dhe ka shprehur shqetësime të thella për arsye se thelbin e këtij ligji e ka konsideruar diskriminues dhe ka kërkuar rishikimin e tij.

Ky ligj u jep shtetësi gjashtë pakicave nga Afganistani, Pakistani dhe Bangladeshi, të gjitha kombe të Azisë së Jugut me shumicë myslimane, të cilët kanë qëndruar në Indi për më shumë se pesë vite.

Krerët e tre shteteve të Indisë janë deklaruar kundër ligjit të diskutueshëm të shtetësisë, i cili ka shkaktuar protesta masive në verilindje të vendit.

Pasi u miratua në parlament, dje presidenti indian, Ram Nath Kovind, nënshkroi projekt-ligjin duke e kthyer atë në ligj në fuqi. Ky ligj u jep shtetësi gjashtë pakicave nga Afganistani, Pakistani dhe Bangladeshi, të gjitha kombe të Azisë së Jugut me shumicë myslimane, të cilët kanë qëndruar në Indi për më shumë se pesë vite.

Myslimanët mungojnë dukshëm nga lista kualifikuese për shtetësi, duke rritur frikën se kjo do të jetë një goditje tjetër për grupin e pakicave, i cili gjatë kësaj qeveria të udhëhequr nga Partia Bjaratiya Janat (BJP) është përballur me sulme të turmave nga vigjilentët hindu.

Amarinder Singh, kryeministri i shtetit verior Punjab, nuk pranoi zbatimin e projekt-ligjit.