Breaking News

Kurti: Kufiri me Serbinë nuk është njësoj si me Shqipërinë!

Kryeministri i ardhshëm i Kosovës, Albin Kurti vazhdon të mbrojë idenë e tij për bashkimin e trojeve shqiptare. Sipas tij, kjo do të ndodhë vetëm kur shteti i Kosovës të ketë sukses.

Në një intervistë për DW, Kurti ka deklaruar se bashkimi me Shqipërinë do bëhet në mënyrë paqësore, kur ai të ulet në karrigen e kryeministrit. “Ne nuk e shohim kufirin karshi Serbisë njësoj si kufirin karshi Shqipërisë. Sepse ne nuk kemi si t’i barazojmë Shqipërinë dhe Serbinë. Kufiri midis Kosovës dhe Shqipërisë nuk është kufi shqiptar, është kufi i Serbisë dhe i Jugosllavisë. Në mandatin tonë qeverisës ne do të përqendrohemi në dy prioritete: në punësim dhe në drejtësi. Sepse ne duhet të arrijmë së pari që shteti i Kosovës të ketë sukses. Afrimin, integrimin e bashkimin një ditë dikur në të ardhmen me Shqipërinë unë nuk e shoh nëpërmjet dështimit të shtetit të Kosovës, por nëpërmjet suksesit. Ne duhet të bëjmë së pari që ky shtet të ketë sukses”, Kryeministri i ardhshëm i Kosovës.