Breaking News

Erdogan u bën thirrje vendeve islame të ndihmojnë Shqipërinë

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan u bëri thirrje vendeve islame që të kontribuojnë për shërimin sa më të shpejt të plagëve nga tërmeti në Shqipëri.

Erdogan në fjalimin e tij të mbajtur në Konferencën e Investimeve të Sektorit Publik dhe Privat të Bashkëpunimit Islam të Nivelit të Lartë të mbajtur në Stamboll tërhoqi vëmendjen që 21 për qind e popullatës së vendeve të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik, gjegjësisht 350 milionë njerëz, përpiqen të mbijetojnë në kushte të skamjes ekstreme. Erdogan theksoi se, “është detyra jonë kryesore të shqetësohemi për vëllezërit dhe motrat tanë kudo që janë në botë”, ndërsa shtoi se ai ka urdhëruar ministrin e Mjedisit dhe Urbanizimit për të filluar me punime për ndërtimin e 500 banesave në Shqipëri, e cila më 26 nëntor u trondit nga një tërmet i fuqisë 6.4 ballë. Ndërkohë, Kryeministri shqiptar Edi Rama me ftesë të presidentit Recep Tayyip Erdogan, po merr pjesë në konferencën e vendeve islamike, ku dhe falënderoi Turqinë për ndihmën e dhënë pas tërmetit të 26 nëntorit. Kryeministri Rama tha se, “pas 26 nëntorit me 51 të vdekur mbi 900 të plagosur qëndroj para jush për t’ju kërkuar ndihmë. Falënderoj secilin prej jush, vëllezërve tanë qoftë bamirësia juaj e pranuar”.