Breaking News

Irani mbështet vendimin për uljen e prodhimit të naftës

Ministri Iranian I naftës shprehu mbështetjen e Teheranit për uljen e prodhimit të naftës në rast se ka një mendim të përbashkët.

Bizhan Namdar Zangane, ka thënë: Në cilësinë e përfaqësuesit të Iranit, do të mbështes çdo lloj vendimi për uljen e prodhimit të naftës në rast se ekziston mendim i përbashkët. Deri në kohën kur të ardhurat e naftës të mos pranohen në sistemit INSTEX është njëlloj sikur nuk ka ndodhur asgjë, sepse vetëm në rast se të ardhurat e naftës pranohen nga ky sistem atëherë mund të thuhet se ka ndodhur diçka e re. Unë nuk kam dëgjuar që Brazili të ketë kërkuar të anëtarësohet në OPEC. Ne mirëpresim anëtarësimin e vendeve si Brazili po jemi kundër atyre vendeve që kanë prodhim 40-50 mijë fuçi naftë të cilat në rast se futen në këtë organizatë më pas pendohen dhe duan të dalin prej saj. Qëndrimi i Rusisë për mos uljen e prodhimit të produkteve të tjera dhe uljen vetëm të prodhimit të naftës është një qëndrim i logjikshëm. Nuk është e drejtë tu kërkojmë rusëve gjëra që nuk i takojnë OPEC-ut, tha në fjalën e tij Bizhan Namdar Zangane ministër i naftës i Republikës Islamike të Iranit.