Breaking News

Irani në rast të heqjes së sanksioneve, kthehet në marrëveshjen bërthamore

Sejed Abas Erakçi, zv/ministri i punëve të jashtme të Iranit dhe i dërguar special i presidentit të Republikës Islamike të Iranit në Japoni, bisedoi me autoritetet japoneze për marrëveshjen bërthamore.

Sejed Abas Erakçi, zv/ministri i punëve të jashtme të Iranit dhe i dërguar special i presidentit të Republikës Islamike të Iranit në Japoni, në lidhje zhvillimet e fundit në marrëveshjen bërthamore, deklaroi: “Qëllimi ynë nuk është dalja nga marrëveshja bërthamore, por pas një vit durimi dhe pasi kemi vërejtur moszbatimin e marrëveshjes bërthamore nga shtetet evropiane, kemi marrë vendim për reduktimin e zotimeve tona në kuadër të kësaj marrëveshje, ndërsa në rast të heqjes së sanksioneve dhe sigurimit të interesave të Iranit, Teherani do të kthehet në zbatimin e zotimeve të veta në kuadër të marrëveshjes bërthamore.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Sejed Abas Erakçi të martën në takim me Toshimitsu Motegi, ministrin e punëve të jashtme të Japonisë në Tokio, i dorëzoi atij mesazhin e Muhamed Xhavad Zarif, ministrit të punëve të jashtme të Iranit dhe deklaroi: “Rajoni i Lindjes së Mesme ndodhet në rrethana të ndjeshme dhe bashkëpunimet për reduktimin e tensioneve janë të nevojshme dhe të domosdoshme më shumë se në çdo kohë tjetër”.

Toshimitsu Motegi, ministri i punëve të jashtme të Japonisë, në këtë takim deklaroi: “Ne jemi të shqetësuar për situatën në Lindjen e Mesme dhe me përpjekjet diplomatike, duhet reduktuar tensionet”.

Ai duke theksuar edhe një herë mbështetjen e këtij vendi ndaj marrëveshjes bërthamore, kërkoi vetëpërmbajtje më të madhe të të gjitha palëve për të parandaluar shtimin e tensioneve.