Breaking News

Hamasi: Gjendja shëndetësore e palestinezëve në Gaza e rëndë për shkak të bllokadës

Zyra politike e lëvizjes së rezistencës islamike palestineze Hamas në një njoftim të saj deklaroi se gjendja e palestinezëve në rripin e gazës është e rënduar për shkak të bllokadës së vendosur nga regjimi sionist.

 Khalil Hia, një prej anëtarëve të kësaj zyre në një intervistë për agjencinë Mejadin të lajmeve deklaroi se rripi i gazës përballet me mungesë medikamentesh dhe ilaçesh dhe bombardimi i këtij rajoni ka penguar dërgimin e të sëmurëve sidomos ata me kancer që të kurohen jashtë vendit. Ai shtoi se Hamasi për të krijuar një korridor kalues detar ka dhënë disa propozime me qëllim që banorët e Gazës te kenë qasje dhe jashtë rajonit. Regjimit sionist pas fitores së Hamasit në zgjedhjet e vitit 2006 ka vendosur bllokadë totale ndaj rripit të gazës dhe pengon futjen e medikamenteve, ushqimeve, karburantit dhe lëndëve të ndërtimit.