Breaking News

55 të vrarë e të plagosur nga të shtënat me armë zjarri në Amerikë

Qendra për regjistrimin e dhunës me armë në Amerikë njoftoi vdekjen dhe plagosjen e 55 personave në 24 orët e fundit në Amerikën.

Sipas qendrës për regjistrimin e dhunës me armë zjarri në Amerikë, në 24 orët e fundit në disa shtete të këtij vendi janë regjistruar 31 raste të përdorimit të armëve të zjarrit që për pasojë 17 persona kanë humbur jetën dhe 38 të tjerë janë plagosur.  Amerika është një nga vendet e para në botë që vuan nga përdorimi i armëve të zjarrit, dhuna, peng marrja dhe sulmet me armë. Për çdo vit me mijëra qytetarë amerikanë humbin jetën ose plagosen për shkak të përdorimit të armëve në zona të ndryshme të vendit. Sipas raporteve zyrtare në Amerikë qarkullojnë 270-300 milion armë zjarri që do të thotë se pothuajse çdo amerikan është i pajisur me një armë.