Breaking News

Vritet autori i sulmit terrorist në Londër

Disa njerëz u theren me thikë, ndërsa një u qëllua për vdekje nga policia, gjatë një sulmi në një urë të Londrës.

Policia Metropolitane e shpalli sulmin “incident terrorist”.I dyshuari për sulmin me thikë, i cili u vra në vendin e ngjarjes, besohet se ka pasur veshur në trup edhe një pajisje eksplozive, tha policia. Një gazetar i BBC-së tha se ka parë një grindje në urë dhe disa njerëz duke sulmuar një tjetër. Policia më pas arriti shpejt në vendin e ngjarjes, tha gazetari. Policia i këshilloi njerëzit pranë vendit të ngjarjes që t’i ndjekin udhëzimet e autoriteteve. Kryeministri i Britanisë, Boris Johnson, shkroi në Twitter se është njoftuar në lidhje me incidentin dhe se dëshiron të falënderojë policinë dhe shërbimet e emergjencës për reagimin e tyre.