Breaking News

Termet godasin Shqipërinë

Sot më 26 nëntor 2019 Shqipëria është tronditur nga të paktën 24 tërmete të forta të njëpasnjëshme, me pasoja të rënda në jetë njerëzore dhe dëme materiale.

Sipas Institutit të Gjeoshkencës, tërmeti i parë u regjistrua në orën 1:18 minuta pas mesnate, për tu pasur edhe me 10 tërmete të tjera, ku njëri ishte më i fortë me magnitudë 6.4 ballë. Situata më e rënduar paraqitet në zonën e Thumanës, ku një pallat është rrëzuar. Po në këtë zonë raportohet se ka patur edhe një viktimë. Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu raporton për rreth 50 të dëmtuar dhe nën kujdesin e mjekëve në spitalin e Traumës. “Jemi në gadishmëri me ekipet mjekësore në të gjitha spitalet” u shpreh Manastirliu e cila ndodhet ne spitalin e traumes. Lekundja me e forte e tërmetit u shënua rreth orës 03:54 minuta dhe u pasua nga një sere lëkundjesh te tjera. Është konfirmuar viktima e parë si pasojë e tërmetit që ka rënë mëngjesin e sotëm. Në Kurbin një person ka rënë nga ballkoni dhe si pasojë ka humbur jetën. Situata më alarmante është në Durrës, ku deri më tani fatmirësisht të paktën 22 persona janë shpëtuar nga rrënojat e ndërtesave të shembura. Të shpëtuarit janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore.  Ata qëndruan të izoluar nën rrënoja nga ora 4 e mëngjesit deri në këto moment (ora 09:00). Situata e paraqitet e vështirë është në zonën e plazhit..