Breaking News

Irani dhe Rusia thekson zotimin e vendeve ndaj konventës për shkatërrimin e armëve kimike

Sekretari për çështje juridike dhe ndërkombëtare pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit dhe zv/ministri i industrisë së Rusisë kanë theksuar zotimin e të gjitha vendeve ndaj konventës për shkatërrimin e armëve kimike.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se në takimin e ditës së martë që u zhvillua mes Gholamhusejn Dehkani dhe Oleg Ryazantsev gjatë punimeve të konferencës së 24-të vjetore të anëtarëve të konventës së armëve kimike në Hagë të Holandës, të dy palët kanë diskutuar rrugët për zgjerimin e bashkëpunimit të Teheranit dhe Moskës në Organizatën për Ndalimin e Armëve Kimike. Respektimi i rregullores së konsensusit në vendimet e konventës së armëve kimike dhe zbatimi i zotimeve të të gjitha vendeve ndaj tekstit të konventës në fjalë; janë theksuar nga Dehkani dhe  Ryazantsev në këtë takim.

Vlen të theksohet se konferenca 24-të vjetore të anëtarëve të Konventës së Armëve Kimike ditën e hënë ka filluar punimet qendrën e konferencave ndërkombëtare në Hag të Holandës dhe do të vazhdojë deri në ditën e premte.

Konferenca e anëtarëve të konventës së armëve kimike është organi më i rëndësishëm për vendosjen e politikave të Organizatës për Ndalimin e Armëve Kimike dhe gjatë takimeve vjetore të kësaj konference marrin pjesë përfaqësuesit e 193 shteteve të botës dhe diskutojnë zhvillimet më të fundit dhe politikat ndërkombëtare në fushën e përballjes me armët kimike.