Breaking News

Uashingtoni nuk mund të pengojë progresin e Iranit

Ministri iranian i informatikës dhe telekomunikacionit, duke reaguar ndaj vendosjes së emrit të tij në listën e sanksioneve të Amerikës ka thënë se Uashingtoni nuk mund të pengojë zhvillimin e Iranit.

Muhamed Xhavad Azari Xhoharmi, në një mesazh të tij në Twitter pasi vuri në dukje se ai nuk është i vetmi që është futur  në listën e sanksioneve shpjegoi se më herët janë sanksionuar edhe kompanitë novatore dhe zhvilluese, të sëmurët me kancer dhe fëmijët me sindromën IB. Ministri iranian i informacionit ndër të tjera deklaroi se ai do të vazhdojë mbështetjen e qasjes së lirë në internet. Departamenti Amerikan i Thesarit ditën e premte në kuadër të armiqësisë së Amerikës kundër Iranit ka futur në listën e sanksioneve ministrin iranian të informacionit dhe telekomunikacionit. Sanksionet e Amerikës ndaj tij janë vendosur me pretekstin e gjoja “censurimit dhe ndërprerjes së qasjes në internet”. Qeveria amerikane kohët e fundit, ndërprerjen e internetit në Iran është munduar ta paraqesë si përpjekje të Iranit për të mos përcjellë zërin e të ashtuquajturve “ protestues” jashtë vendit. Kjo është në kohën kur këshilli i sigurisë kombëtare duke marrë eksperiencë nga ndërhyrjet e CIA-s Amerikane dhe të shërbimit agjenturor të regjimit sionist në protestat e viteve 2009 dhe 2016, mori vendim për ndërprerjen e përkohshme të internetit me qëllim që forcat e rendit të siguroheshin se interneti nuk do të përdorej për qëllime destruktive kundër Iranit. Pas zbatimit të planit për ndryshimin e çmimeve të benzinës në Iran, në disa qytete janë organizuar protesta në formë paqësore por që më vonë këto protesta u shfrytëzuan nga elementë vandalë dhe të dhunshëm. Populli iranian duke organizuar protesta në të gjitha qytete e vendit ka dënuar vandalizmat e ditëve të fundit.