Breaking News

Ministri turk i Mbrojtjes: Sistemet S-400 do të aktivizohen

Ministri turk i Mbrojtjes tha se vendi i tij nuk do të tërhiqej kurrë nga përdorimi i sistemeve ruse të mbrojtjes raketore S-400 dhe se këto sisteme do të aktivizohen pas përfundimit të fazës mësimore.

Siç njofton agjencia e lajmeve Fars News, Ministri i Mbrojtjes i Turqisë, Hulusi Akar, tha të enjten se sistemet e mbrojtjes raketore S-400 do të bëhen operacionalë sapo të përfundojë programi i trajnimit. “Një program trajnimi është duke u zhvilluar për të operacionalizuar këto sisteme të mbrojtjes raketore dhe, pas përfundimit, ne do ta aktivizojmë këtë sistem,” deklaroi ministri turk gjatë takimit të Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Turqisë. Ai gjithashtu duke folur për mosmarrëveshjet me Shtetet e Bashkuara për mosdorëzimin e avionëve F-35, tha se Turqia ka marrë tashmë katër prej tyre dhe një tjetër është në pritje të dorëzimit në një hangar në SHBA.