Breaking News

Çfarë synon komploti amerikano-izraelit në Al-Anbar?

SHBA nuk e heq shikimin nga perëndimi sunit i Irakut që është provinca Al-Anbar, kjo provincë strategjike ku ata kanë mijëra ushtarë dhe që është në kufi me Sirinë dhe që krijon lidhjen strategjike Kaem-Abu Kamal përmes së cilës kalon rruga Irak-Siri -Mesdhe.

Qëllimi është i qartë: të ndajë Al-Anbarin nga Iraku, të përjashtojë shtetin irakian dhe forcat e tij të armatosura. Por ka edhe më shumë. Amerikanët do të përpiqen ta bëjnë Al-Anbarin dekorin e Marrëveshjes së tyre të vdekur të quajtur “Marrëveshja e Shekullit”. Me pak fjalë, të mbjellin Izraelin në zemrën e korridorit të Rezistencës. Por kjo përpjekje duket se është e destinuar të dështojë. Ndërsa amerikanët bëjnë plane, Rezistenca Irakiane shkatërroi një nga një qelizat e fjetura të agjentëve të ISIS-it të SHBA. Njësitë e mobilizimit popullor, Hashd al-Shaabi dhe ushtria e Irakut filluan operacione antiterroriste në Salahedin. Gjatë këtyre operacioneve, u sulmuan pozicionet e mbetjeve tekfiriste në lokalitetin al-Sinijeh. Qëllimi i këtij operacioni është të kapë terroristët e ndjekur nga Hashd al-Shaabi dhe forcat e ushtrisë irakiane. Sipas një raporti tjetër, luftëtarët e Hashd al-Shaabit dhe forcat e ushtrisë së Irakut zbuluan një tunel të ISIS në al-Baxhi në provincën Salahedin. Disa burime kanë zbuluar se Izraeli dhe Emiratet e Bashkuara Arabe po planifikojnë të ndajnë provincën Al-Anbar. Sipas këtij informacioni, Tel Aviv dhe Abu Dhabi synojnë të armatosin anëtarët e 4 fiseve në provincën e Al-Anbar, në mënyrë që të ndajnë këtë krahinë me një emër të “Konfederatës” dhe ta futin atë në Marrëveshjen e Shekullit dhe ta bëjnë atë një vend për të strehuar palestinezët e zhvendosur. “Ky zbulim ishte përcjellë nga Katari tek ish-deputeti irakian Ezzat Chabandar,” thanë burimet. “Chabandar u detyrua të mohojë në faqen e tij në twitter arrestimin e tij. Arrestimi i Chabandar nga Mohamed Ben Zajed kujton arrestimin e Sa’ad Haririt, Kryeministrit Libanez nga regjimi Al-Saud. Shërbimi i inteligjencës irakiane ka arrestuar një grup Emiratas, i përbërë gjithashtu nga libanezë, të cilët financuan grupet e bandave dhe sabotatorëve gjatë demonstratave të fundit në Irak”, thanë këto burime. Një burim irakian i sigurisë zbuloi të Premten (22 Nëntor) në një intervistë me Al-Mayadeen se Emiratet e Bashkuara Arabe kishin arrestuar Ezzat Chabandar, “një figurë e pavarur politike irakiane”, pesë ditë më parë në aeroportin e Dubait, duke e ndaluar atë të largohet nga vendi. Burimi pohoi se Chabandar u arrestua për shkak të pozicionit të tij politik; ndalimi i tij ishte pjesë e ndërhyrjes së shteteve të Gjirit Persik në punët e brendshme të Irakut. Chabandar, i cili u arrestua, raportohet se është transferuar në një hotel në Dubai pas lajmeve që zbuluan të vërtetën për komplotin amerikano-izraelit në Irak.