Breaking News

Afera me “spiunin rus” trazon edhe Vuçiqin

Presidenti Aleksandar Vuçiq ka thirrur një seancë të Këshillit të Sigurisë Kombëtare në ora 6 pasdite të enjten.

Sipas mediave serbe, seanca është thirrur për të trajtuar çështjen e një afere të mundshme spiunazhi, ku të përfshirë kanë qenë inteligjenca ruse dhe një zyrtar serb.Po sipas mediave serbe, vërtetësia e videos, e cila tregon Georgi Kleban duke i dhënë para një agjenti të dyshuar serb, u konfirmua nga Agjencia e Sigurisë dhe Informacionit e Serbisë. Bëhet e ditur se pas seancës së Këshillit të Sigurisë Kombëtare, do të dihen më shumë detaje rreth çështjes që përfshin shërbimet serbe të sigurisë. Rreth këtij rasti kishte reaguar edhe kryeministrja Ana Brnabiq tha se nëse rezulton se ishte spiunazh në këtë rast, do të ishte një problem serioz, duke kërkuar përgjigje serioze.