Breaking News

Luksemburgu: Bashkimi Evropian duhet ta njohë zyrtarisht Palestinës

Ministri i punëve të jashtme të Luksemburgut theksoi se Bashkimi Evropian duhet ta njohë zyrtarisht shtetin e pavarur të Palestinës.

Jean Asselborn, ministri i punëve të jashtme të Luksemburgut, të mërkurën në mbrëmje në një intervistë me agjencinë e lajmeve Reuters, deklaroi: “Njohja zyrtarisht e vendit të pavarur të Palestinës nuk është asnjë mirësi dhe as një çek i bardhë i nënshkruar, por është vetëm njohja e të drejtës së popullit të Palestinës për të pasur vend”.

Këto deklarata të ministrit të jashtëm të Luksemburgut janë bërë pasi Mike Pompeo, sekretari amerikan i shtetit, të hënën në mbrëmje ka thënë se Uashington ka ndryshuar politikën e vetë ndaj kolonive sioniste të regjimit Izraelit në Bregun Perëndimor të Lumit Jordan në Palestinë dhe pretendoi: “Këto koloni vetvetiu nuk konsiderohen shkelje të ligjeve ndërkombëtare”.