Breaking News

7 militantë kurdë janë vrarë në sulmin ajror të Turqisë në veri të Sirisë

Gjatë operacioneve me dron të kryer nga ushtria e Turqisë në periferi të qytetit Ajnul-Arab (Kubani) në veri të Sirisë, janë vrarë 7 militantë kurdë.

Agjencia e lajmeve SANA dje(të mërkurën) ka deklaruar se Turqia gjatë sulmeve ajrore të kryera me dron në fshatin Karnafal në perëndim të qytetit Tel Abjad në veri të qytetit Raka, ka bombarduar vendbanime civile dhe si pasojë e këtyre sulmeve janë vrarë edhe 5 civilë sirianë.