Breaking News

Zgjedhjet e 6 tetorit në Kosovë dhe ndikimi Turk mbi shpopullimin

Ditën e djeshme u mbajtën, në Kosovë, zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Në këto zgjedhje, fitimtare doli Lëvizja Vetvendosje (VV) me në krye Albin Kurtin, e dyta doli Lidhja Demokratike e kosovës (LDK) me kandidate Vjosa Osmani, duke lënë pas komandantët e luftës Ramush Haradinaj dhe Kadri Veseli. Albin Kurti i VV, u pa si pretendent kryesor për fitoren e këtyre zgjedhjeve përballë Vjosa Osmanit të Lidhja Demokratike e Kosovës. Në këto 12 vite zgjedhje të njëpasnjëshme demokratike, zgjedhjet e djeshme ishin të parat zgjedhje ku, Albin Kurti u shpall si pretendent fitues për Kryeministër pa nisur ende zgjedhjet. Ndoshta mund të ketë qenë një rastësi vetëshpallja e Kurtit si Kryeministër përpara procesit zgjedhor, ndoshta ka të bëjë me një lobim të jashtëm për interesa anti kombëtare, kjo ende nuk dihet saktwsisht. Sipas zërave të jashtëm të pakonfirmuar, flitet për një lobim turk nga vetë presidenti i Turqisë Recep Tayp Erdogan, i cili ka pasur si interes shpopullimin e Kosovës dhe rikthimin e dominimit Osman në politikbërjen e Kosovës. Kjo e fundit mbetet një nga shtetet më të ndikuara nga Turqia në krahasim me vendet e tjera të Ballkanit. Fituesi i djeshëm i zgjedhjeve Albin Kurti, është parë në takime të shpeshta me presidentin Erdogan ku kanë folur për cështje që janë në interes të dy vendeve. Nuk dihet nëse këto takime kanë qënë në lidhje me forcimin e ndikimit turk në shtetin e Kosovës sapo Lëvizja Vetvendosje të merrte pushtetin. Albin Kurti, në intervistën e tij të djeshme pas rezultatit të zgjedhjeve, foli vetëm për planin që ka kjo Qeveri e re përballë Sërbisë. Ai tha se Qeveria e re e Kosovës do t‘i kërkojë Serbisë dëmshpërblim për luftën në Kosovë. Përsa i përket marrëdhënjes më Turqinë, kjo nuk u përfol nga Kryeministri i ri i Kosovës dhe mbetet për t‘u parë nëse kritikët kanë të drejtë kur supozojnë një plan konkret midit Kurtit dhe Erdoganit për shpopullimet masive dhe futjen e një fryme osmane si rezultat i sundimit osman në Ballkan gjatë periudhave të sulltanateve turke. Një sundim ky, nga i cili Turqia nuk është ende gati të heqë dorë. Për momentin është ende herët të dilet në një konkluzion se si do të ndërtohen marrëdhënjet e jashtme të Kosovës me vendet e tjera të rajonit, nëse do të vazhdojë të qendrojë në fuqi taksa ndaj mallrave serbe, nëse Kosova do të jetë pjesë e planit të Ramës për „Shengenin e Vogël“, nëse do të zbatohen 50 marrëveshjet mes Kosovës dhe Shqipërisë, nëse do të realizohet ajo që deklaroi Ivica Dacic sot në konferencë mbi planin e SHBA për të ndihmuar Shqipërinë dhe Kosovën në krijimin e Shqipërisë së Madhe dhe nëse do të ketë një ngushtim bilateral të marrëdhënjeve Kosovë-Turqi. Koha do të tregojë ecurinë e këtyre projekt-planeve politike të Kosovës dhe qendrimin që do të mbajë qeveria e re e Albin Kurtit dhe bashkëqeverisësve të vet në koalicion.