Breaking News

Stoltenberg: Në fillim të vitit do të ratifikohet protokolli për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, sot në konferencën në Bruksel tha se nuk pret që të gjithë aleatët ta mbarojnë deri në fund të dhjetorit procesin e ratifikimit për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në Aleancë.

“Nuk presim që procesi të mbarohet deri në fillim të vitit të ardhshëm, atëherë Maqedonia e Veriut do të bëhet anëtare. Ata do të jenë në tavolinë, Maqedonia e Veriut do ta ndjekë mbledhjen në Londër. Maqedonia e Veriut është shumë afër anëtarësimit të plotë dhe do të marrë pjesë në mbledhjet e NATO-s, përfshirë edhe takimin e liderëve në Londër”, tha Stoltenberg.