Breaking News

Rruga e shpëtimit të myslimanëve, është ndjekja e Profetit të nderuar të Islamit s.a.v.s.

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit deklaroi se rruga e shpëtimit të myslimanëve përball agresionit të Amerikës, regjimit sionist dhe regjimeve despotike servile të rajonit dhe përball përpjekjeve të tyre për të krijuar përçarje, është ndjekja e rrugës së Profetit të nderuar të Islamit, Hazretit Muhamed s.a.v.s..

Hasan Ruhani, presidenti i Republikës Islamike të Iranit, të premten në takimin e funksionarëve shtetërorë të Iranit, të ftuarve për pjesëmarrje në konferencën ndërkombëtare të unitetit islam dhe të ambasadorëve të vendeve islame në Teheran me Ajetullahu Khamenei, liderin suprem të Revolucionit Islamik të Iranit, uroi që bota islame të bashkohet dhe të gjithë myslimanët si vëllezër të jetojnë përkrah njëri-tjetrit dhe të ngadhënjejnë përball llojeve të ndryshme të padrejtësive dhe agresioneve të huaja.

Hasan Ruhani vuri në dukje ndikimin e Republikës Islamike të Iranit në rajon dhe tha: “Ndikimi i Iranit në rajon nuk është për shkak të fuqisë dhe kapaciteteve ushtarake dhe pozitës strategjike gjeografike, por për shkak të thirrjes së Revolucionit Islamik dhe ndikimit të Revolucionit që ka tërhequr zemrat e njerëzve drejt vetes”.

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit duke thënë se forcat iraniane në Irak dhe në Siri janë të pranishme vetëm në rolin e instruktorëve dhe kanë sakrifikuar jetën e tyre në luftën kundër terrorizmit duke qëndruar përkrah popujve të rajonit dhe shtoi: “Forcat iraniane në Irak, Siri dhe Liban dhe në çdo vend tjetër ku të jenë, prioritet i tyre është liria e qytetarëve dhe myslimanët, të krishterët, hebrenjtë, turqit, arabët ose kurdët për ata janë të njëjtë”.