Breaking News

Koalicioni saudit plaçkit 7 miliardë dollarë nga të ardhurat naftore të Jemenit

Ministri i naftës dhe minierave të Jemenit deklaroi se mbi shtatë miliardë dollarë nga të ardhurat naftore të Jemenit në vit janë plaçkitur nga koalicioni agresor i Arabisë Saudite.

Kanali televiziv Al Masira njoftoi se Ahmed Dares të enjten në mbrëmje deklaroi: “Të ardhurat naftore vetëm në provincën Mearib të Jemenit janë mbi 70 milionë rijal jemenas në ditë që janë plaçkitur nga koalicionit agresor i Arabisë Saudite dhe forcat mercenare të tij. Prodhimi aktual i naftës arrin në 80 mijë fuçi në ditë dhe këtë sasi të naftës koalicioni agresor i Arabisë Saudite po e shet në tregun e zi të naftës”.

Ministri i naftës së Jemenit në vazhdim ka thënë se të ardhurat naftore të plaçkitura mund të paguajnë rrogat për një muaj e gjysmë të punonjësve të gjithë administratës shtetërore të Jemenit nga provinca Sa’de në veri të Jemenit e deri te ishujt Saktra në jug të këtij vendi.

Ahmed Dares edhe në fillim të këtij muaji ka deklaruar se shtetet e koalicionit agresor të Arabisë Saudite dhe mercenarët e tyre në vitin e kaluar gjithashtu kanë plaçkitur mbi 18 milionë fuçi naftë nga Jemeni dhe të ardhurat e shitjes së kësaj sasie të naftës së Jemenit janë derdhur në bankën kombëtare të Arabisë Saudite.