Gjermania mbështet rrugën e Maqedonisë së Veriut për në BE
Ministri i jashtëm i Gjermanisë i ka ofruar mbështetje Maqedonisë së Veriut për hapjen e negociatave me Bashkimin Europian.
Gjatë deklaratës për mediat me homologun e tij maqedonas Nikola Dimitrov në Shkup, Maas deklaroi se BE duhet t’i hapë dyert për të gjithë vendet e Ballkanit Perëndimor dhe se qytetarët e Maqedonisë nuk duhet të zhgënjehen. Muajin e kaluar BE nuk arriti të hapë negociatat për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Franca vuri veton e saj duke kërkuar fillimisht reformim të BE-së dhe një metodologji të re për sa i takon bisedimeve të pranimit me vendet kandidate. Kryediplomati gjerman përsëriti edhe njëherë angazhimin e Gjermanisë për të mbështetur Maqedoninë e Veriut në luftën ndaj korrupsionit dhe reformën në drejtësi.