Breaking News

Amerika thekson kthimin e terroristëve të ISIS në vendet e tyre

Përfaqësuesi special i Amerikës për çështje të Sirisë ka theksuar kthimin e shtetasve të huaj anëtarë të grupit terrorist ISIS në burgjet në vendet e tyre.

Kanali televiziv Sky News njoftoi se James Jeffrey, përfaqësuesi special i Amerikës për çështje të Sirisë, ditën e enjte deklaroi se anëtarët e koalicionit ndërkombëtar kanë mospajtime në lidhje me kthimin e terroristëve të huaj të ISIS në vendet e tyre, por Amerika kurrë nuk do të zgjidhë problemin e terroristëve të ISIS të burgosur në vend të shteteve të tyre.

James Jeffrey nuk e konsideroi të përgjegjshme kërkesën e shteteve evropiane nga Iraku për t’i dënuar terroristët e ISIS në këtë vend.