Breaking News

Zarif: Nëse nuk realizohet premtimet ekonomike të marrëveshjes bërthamore, të gjithë do të pësojnë

Ministri i punëve të jashtme të Republikës Islamike të Iranit vuri në dukje sabotimet e perëndimore në zbatimin e zotimeve të tyre në kuadër të marrëveshjes bërthamore dhe deklaroi se nëse nuk realizohen premtimet ekonomike të marrëveshjes bërthamore, të gjithë do të pësojnë dëme.

Agjencia e lajmeve IRNA të mërkurën njoftoi se Muhamed Xhavad Zarif, ministri i punëve të jashtme të Iranit, në panelin “Çarmatosja dhe mospërhapja e armëve bërthamore në forumin “Astana Culb” në qytetin Nur Sulltan të Kazakistanit, duke mbrojtur hapat e Iranit për reduktimin e zotimeve të veta në kuadër të marrëveshjes bërthamore, shtoi: “Nëse zbatohet në veprim ajo çfarë është premtuar në marrëveshjen bërthamore nga aspekti i normalizimit të bashkëpunimeve ekonomike me Iranin, Teherani është i gatshëm për të treguar qëllimin e tij të mirë dhe kthimin në zbatimin e plotë të marrëveshjes bërthamore”.

Zarif tha: “Nëse nuk realizohet në mënyrë konkrete premtimi në kuadër të marrëveshjes bërthamore për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike me Iranin, Teherani do të vazhdojë rrugën e vetë në reduktimin e zotimeve në kuadër të marrëveshjes bërthamore.

Ministri i punëve të jashtme të Iranit gjithashtu duke theksuar faktin se Irani nuk synon prodhimin e armëve bërthamore, theksoi: “Irani gjithashtu kurrë nuk do të lejojë shkeljen e të drejtave të tij legjitime”.

Ministri jashtë iranian ditën e mërkurë ka shkuar në Kazakistan për të marrë pjesë në samitin “Astana Club” dhe për t’u takuar me autoritetet e Kazakistanit.

Zarif gjatë kësaj vizite është takuar me Kassym-Jomart Tokayev, presidentin dhe me Mukhtar Tleuberdi, ministrin e punëve të jashtme të Kazakistanit, si dhe me Nur Sulltan Nazabajev, ish-presidentin e Kazakistanit.