Breaking News

Trump rinovon edhe për një vit situatën e emergjencës kombëtare lidhur me Iranin

Shtëpia e Bardhë ka rinovuar edhe për një vit afatin e emergjencës kombëtare lidhur me Iranin.

Dje në darkë Shtëpia e Bardhë me një deklaratë të saj bëri të ditur se presidenti amerikan Donald Trump ka dhënë urdhër për zbatimin edhe për një vit të situatës së emergjencës kombëtare lidhur me Republikën Islamike të Iranit. Urdhri për emergjencën kombëtare lidhur me Iranin është miratuar për herë të parë më 15 nëntor të vitit 1979 nga ish presidenti amerikan i asaj kohe dhe është rinovuar për çdo vit. Ky urdhër e lejon presidentin amerikan që të nxjerrë urdhra për konfiskimin e pasurive dhe kapitaleve të Iranit. Amerika deri më sot në formë të jashtëligjshme ka konfiskuar dhe bllokuar me miliarda dollarë pasuri të kombit iranian. Irani si një vend kryesor i frontit të rezistencës ka një rol të madh për tu përballur me komplotet dhe veprimet destruktive të boshtit amerikano-sionist në rajon.