Breaking News

Shtohet numri i martirëve palestinezë në 16 persona

Me martirizimin e katër palestinezëve të tjerë në sulmin ajror të ushtrisë së regjimit sionist në veri të Rripit të Gazës, numri i martirëve palestinezë në dy ditët e kaluara ka shkuar në 16 persona.

Ministria e shëndetësisë së Palestinës sot (të mërkurën) deklaroi se në sulmin e regjimin sionist në zonën Al-Fetah dhe në lagjen Al-Zejtun në Rripin e Gazës, janë martirizuar 4 palestinezë dhe janë plagosur disa persona të tjerë.

Nga ana tjetër, kanali televiziv Al Mejadin ka njoftuar se raketat e grupeve të Rezistencës së Palestinë aktualisht kanë goditur koloninë sionist Nahel Auz dhe sistemi anti-raketor “Kupola e Hekurt” i regjimit sionist nuk ka mundur të asgjësojë këto raketa.

Forcat e rezistencës së Palestinë në kundërpërgjigje ndaj sulmeve të ushtrisë sioniste, kanë lëshuar raketat e tyre në drejtim të bazave të regjimit pushtues sionist në lindje të Khan Junes dhe alarmet e rrezikut janë ngritur në shumë koloni sionist.

Mediat e regjimit sionist kanë deklaruar se në Tel Aviv është ndërprerë edhe qarkullimi i trenave dhe qendrat e emergjencës në territoret e pushtuara janë vendosur në gjendje gatishmërie.

Mediat e regjimit sionist gjithashtu kanë raportuar se katër kolonë sionist janë plagosur si pasojë e goditjes së një rakete në koloninë sionist Ghan Jefni.