Breaking News

Kurti: Samiti i Ohrit nuk është dashur të mbahej

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje dhe kandidati për kryeministër të Kosovës, Albin Kurti e ka quajtur të gabueshme dhe të pashpjegueshme ngutinë për ta mbajtur Samitin e Ohrit.

Samiti i Ohrit, apo i quajtur ndryshe mini “Schengeni Ballkanit”, ka mbledhur gjatë vikendit treshen politike, kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, homologun e tij maqedonas Zoran Zaev dhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.Për këtë takim, në të cilën nuk ka marrë pjesë Kosova ka reaguar sot gjatë ditës, lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti. Kurti në një intervistë për mediat e Kosovës ka thënë se vala e dytë e këtyre iniciativave rajonale nuk është dashur që të mbahet.“Vala e dytë e këtyre iniciativave rajonale nuk është dashur të mbahet. U mbajt takimi i parë në Novi Sad, u tha që në Ohër do të vijnë të gjithë dhe së pari aty nuk shkoi Kosova, së dyti Mali i Zi dhe Bosnja e Hercegovina patën përfaqësim simbolik dhe besoj që në kohën kur spostohet edhe Samiti i Parisit nuk ka pse të mos spostohet për një datë tjetër edhe ky i Ohrit”, tha ai. Kurti ka vlerësuar se një gjë e tillë ishte e gabueshme dhe e pashpjegueshme.