Breaking News

Vriten disa pjesëtarë të ISIS në një sulm të avionëve irakianë

Në një sulm të avionëve luftarakë të Irakut, janë vrarë disa pjesëtarë të ISIS.

Agjencia Sumarie News njofton se sulmi është kryer kundër disa pozicioneve të ISIS në provincën Ninva në veri të vendit. Njësia e luftës kundër terrorizmit në Irak ka bërë të ditur se disa elementë të mbetur të ISIS janë përqendruar në malet Makhmur pjesë e provincës Ninva. Disa prej tyre janë vrarë pasi janë ndjekur nga forcat e sigurisë së Irakut. Pas vrasjes së këtyre terroristëve janë zbuluar disa shpella dhe tunele që u përkisnin elementëve të ISIS. Forcat ajrore të Irakut të mbështetur nga njësitet tokësore, kanë sulmuar 14 pozicione dhe vendstrehime të elementëve të ISIS në  veri të vendit dhe kanë vrarë shumicën e tyre.