Breaking News

Von Der Leyen kundër Macron: Do t`i ofrojmë Shqipërisë dhe Maqedonisë rrugë alternative!

Presidentja e zgjedhur e Komisionit Europian Ursula von der Leyen deklaroi se është e një rëndësie kyce që Ballkani të lidhet sa më shumë që të jetë e mundur me BE-në.

Sipas gazetës Politico, von der Leyen deklaroi se celja e një rruge të anëtarësimit në BE për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut ka “peshë të madhe strategjike” për bllokun. Deklarata e saj erdhi pas një takimi të zhvilluar me kancelaren gjermane Angela Merkel në Berlin. Von der Leyen që pritet ta nisë mandatin në 1 dhjetor, deklaroi se  Shkupi dhe Tirana kanë bërë përpjekje të jashtëzakonshme për të përmbushur kërkesat që BE-ja ka pasur për ta, dhe shtoi se ajo vetë do të kërkojë mënyra alternative për të forcuar lidhjet me të dy vendet.“Për sa kohë që nuk është e mundur të çelen  bisedimet e anëtarësimit, unë do të përdor të gjithë energjinë time për  zhvillimin e projekteve të përbashkëta që do t’i lidhin gjithmonë e më shumë këto vende me bllokun përmes një bashkëpunimi të ngushtë,” ka deklaruar Von der leyen, duke shtuar:“Nëse nuk e bëjmë këtë, të tjerët do të shfrytëzojnë këtë vakum dhe ne nuk duam që kjo të ndodhë ”.