Breaking News

Rama i reagon Thaçit e Mustafës për Mini-Schengenin Ballkanik

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka folur në kuadër të të ashtuquajturit Mini-Schengeni Ballkanik, pas takimit me liderët e Ballkanit Perëndimor në Samitin e Ohrit.

Rama tha se Kosova s’ka arsye të vetë-përjashtohet nga kjo iniciativë.“Nuk është ideja ta ndajmë Ballkanin Perëndimor, por të përfshijmë të gjitha vendet në këtë nismë. E gjitha kjo gjë ka në thelb lëvizjen e lirë të vendeve në Ballkanin Perëndimor”, u shpreh ai.Më tej shtoi se palët u pajtuan që me 21 dhjetor të zhvillohet mbledhjen e radhës në Durrës.“Herës tjetër i pranishëm edhe pasuesi i Mogherinit, si vazhdimësi e një rruge të nisur. Në Durrës mirëpresim edhe Malin e Zi, Bosnje-Hercegovinën dhe Kosovën. Nuk ka arsye që Kosova papritur të vetë-përjashtohet. Besoj se heqja e kufirit mes vendeve të Ballkanit Perëndimor nuk është mini-shengeni. E konsideroj me rëndësi të veçantë këtë nismë mes vendeve”, u shpreh Rama. “Besoj se paqja është e ndërlikuar, por është proces që ia vlen. E kam predikuar bashkëpunimin rajonal që ditën e parë që jam bërë kryeministër. Sa më mirë të jetojnë njerëzit, aq më shumë gjasa ka të zgjidhen problemet e së shkuarës. Kosova është e mirëpritur në mbledhjen e radhës”, deklaroi kryeministri i Shqipërisë.